Rikthehet COVID-19 në Kuçovë, infektohet edukatorja me fëmijën e saj 5 vjeçe, pozitive dhe një punonjëse fasonerie

Aktualitet
Rikthehet COVID-19 në Kuçovë, infektohet edukatorja me

Covid-19 rikthehet në Kuçovë me infektime në institucione publike e private. Një edukatore në një kopsht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5-vjeçe,”pozitive” me Covid-19. E infektuar edhe një punonjëse fasonerie në qytetin e Kuçovës.

Rastet me Covid-19 kanë njohur rritje në qytetin e Kuçovës. Pas konfirmimit të 6 rasteve pozitive disa ditë më parë,që rezultuan të ishin pensionistë,tashmë rastet janë shtrirë edhe në institucionet publike. Një edukatore në një kopësht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5-vjeçe që është e regjistruar në po të njëjtin kopësht,kanë rezultuar të prekura me SarsCov2.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edukatorja ka qënë në punë deri në momentin e shfaqjes së shenjave të para dalluese të infektimit dhe pas kryerjes së tamponit,ajo dhe vajza e saj e kanë rezultuar “pozitive”. Edukatorja është karantinuar së bashku me familjen e saj,ndërkohë që janë karantinuar edhe 12 fëmijët e grupit ku ajo punonte,të cilët do ti nënshtrohen testimit.

Edhe një punonjëse fasonerie në qytetin e Kuçovës ka rezultuar e prekur me koronavirus. Ajo e ka ndërprerë marrëdhënien me punën vetëm ditën që ka bërë tamponin, duke vënë në alarm koleget e saj më të afërta dhe gjithë punonjëset e repartit ku ajo punonte. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Higjenës bëjnë me dije se,është kryer dezinfektimi i kopështit dhe fasonerisë në Kuçovë si dhe janë mbyllur dy reparte të fasonerisë dhe grupi i fëmijëve ku punonte edukatorja e infektuar.

ME TE LEXUARAT