Koronavirusi shkakton katër humbje jete në 24 orë, shënohen 159 raste të reja pozitive

Aktualitet
Koronavirusi shkakton katër humbje jete në 24 orë, shënohen

Katër persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID-19 dhe kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë kryer 844 testime dhe nga këta 159 raste kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

Maskat janë domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

ME TE LEXUARAT