Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Cikloni që përpiu Greqinë në nëntokë, raporton rritje të numrit të viktimave (foto)

Tre të vdekur dhe dy të zhdukur janë raporti i trishtuar deri tani i ciklonit “Ianos” që ka goditur Greqin.

Një nga zonat më të prekura është Mouzaki, Karditsa, ku lumi Pamisos doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytje e duke marrë para çdo gjë.

Mediat greke shkruajnë se “Ianos” shkaktoi një “katastrofë biblike”, ndërsa shumë dëme la pas në zona të tjera të Ishujve Jon, Korint dhe Greqinë Qendrore.

Pasi kaloi nëpër Thesali dhe Greqinë Qendrore, cikloni vazhdoi kursin në jug, ndërsa të shtunën në mbrëmje reshjet e mëdha të shiut në Kretë shkaktuan shumë dëme materiale.

Gjatë stuhisë në Heraklion, që zgjati për më shumë se një orë e gjysmë, rrugët u kthyen në “liqene”.

Në Kefalonia, nga “katastrofa biblike”, shumë rrugë janë dëmtuar, ndërsa pjesa më e madhe e ishullit është përmbytur.

Një pjesë e rëndësishme e ishullit është ende pa energji elektrike ndërsa rrjeti rrugor ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet