Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Autobuzi me 36 futbollistë bie në humnerë, humbin jetën 6 fëmijë

Një autobus me 36 futbollistë të rinj nga Gana ka rënë në lumë dhe për pasojë kanë humbur jetën gjashtë prej personave që udhëtonin në të. Lajmi është konfirmuar nga Federata Ganeze e Futbollit, që i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.

Fëmijët kishin shkuar të regjistroheshin në District Juvenile League, ndërkohë që viktimat janë të moshave nga 12 në 16 vjeç.

Mediat lokale në Ganë raportojnë se ka edhe të tjerë persona në gjendje kritike, sikurse shkruan “Goal”.

Në autobusin kishte 36 fëmijë, ndërkohë që autoritetet shpjegojnë se aksidenti ndodhi për shkak se shoferi kishte qenë duke ecur mbi shpejtësinë e lejuar dhe më pas kishte humbur kontrollin e mjetit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet