Aksident në Durrës, makina i merr jetën të moshuarit me bicikletë

Aktualitet
Aksident në Durrës, makina i merr jetën të moshuarit me

Një aksident me pasoje vdekjen e një 65 vjecari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Durrës. I moshuari që lëvizte me bicikletë është përplasur nga një makinë tek mbikalimi i Shkozetit.

Njoftimi i policisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT