Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbardhet një tjetër krim në Elbasan, kapet 43-vjecari i përfshirë në ngjarje

Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaranika” arrestoi 43-vjeçarin Gentian Mino.

Ndaj ketij personi Gjykata e Shkallës Parë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Në bashkëpunim me shtetasin I.B., ( i cili është arrestuar mê parë), Mino akuzohet se më datë 02.08.2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.

Po nga veprimet hetimore të kryera dyhsohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbarhdjen dokumentinin ligjor të impkimit të këij shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

LEXONI EDHE:
Porositi dy vrasjet mafioze në Elbasan, kush është Erion Alibej, i vranë vëllain për konflikte droge

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet