Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Pse më sheh shtrembër”, si nisi konflikti i babë e bir me të rinjtë që përfundoi në tragjedi

Një debat krejt banal ka përfunduar në një tragjedi të vërtete në Durrës mbrëmjen e të premtes.

Armando Baboçi (Gjini) 39 vjec u vra ndërsa djali i tij 19 vjec mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një sherri mes të rinjsh në zonën e plazhit në Durrës.

“Pse më sheh shtrembër”, kjo ka qënë shprehja që ka përplasur Erald Gjini ( Baboci) me Klodjan Dacin, Henri Tatasi dhe Sergio Tatatasin.

Por ndërkohë që kishte marrë vesh konfliktin e djalit të tij me tre djemte e rinj, Armando Baboci ka dashur të shkojë në vendin e ngjarjes duke e thelluar konfliktin e duke e cuar në një tragjedi.

Kjo pasi Klodjan Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Sergio Tatatasi, 20 vjeç nga njeri krah dhe nga ana tjetër babë e bir janë përfshirë në një sherr masiv me send etë forta, shkopa bejzbolli dhe karriget e një lokali derisa Klodjan Daci, Henri Tatasi e Sergio Tatatasi kanë nxjerr armët duke plagosur rëndë Armando babocin dhe djalin e tij.

Për fat të keq në spital humbi jetën nga plagët Armando Baboci 39 vjec, me origjinë nga Laci ndërsa djali i tij është në spital në gjëndje të rëndë.

Tre autoret e dyshuar u arrestuan disa orë më vonë e po ashtu u prangosën edhe dy të rinj të tjerë për moskallezim krimi.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet