Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Presidenti francez mesazh Erdogan: Mos u bëj naiv, duhet të ecim përpara

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje sot Turqisë që të rinisë një dialog në lidhje me çështjen në Mesdhe.

“Ne i dërguam një mesazh të qartë Turqisë: le të rihapim një dialog, me mirëbesim, pa naivitet. Kjo thirrje tani është bërë edhe nga parlamenti europian. Duket se është dëgjuar. Le të vazhdojmë para”, tha Macron në një postim në Twitter në gjuhën turke.

Më herët, në një intervistë me “Channel 4 News” të Britanisë, Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha se presidenti francez po përpiqet të marrë rolin e Napoleonit, por Macron nuk është aq i fortë për këtë përgjegjësi.

Akar tha se Macron po përpiqet të ketë disa role në Mesdheun Lindor si një mënyrë për të eklipsuar problemet në Francë.

Ai theksoi se Turqia mbron të drejtat dhe interesat e saj, duke kujtuar se ajo ka rreth 1,242 milje vijë bregdetare në Mesdheun Lindor.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet