Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Papa Françesku: Vaksina të jetë për të gjithë, jo përparësi të pasurve

Gjatë fjalës së tij në Vatikan këtë fundjavë, Papa Françesku iu kthye sërish çështjes së vaksinës së COVID-19.

“Do të ishte e trishtë nëse përparësia do t’ju jepej të pasurve ose nëse do të bëhej pronë e kombeve të veçantë”, tha ai.

“Emergjenca e koronavirusit po shkakton gjithashtu një krizë të rëndë ekonomike, e cila ende gjeneron njerëz të varfër dhe familje që nuk dinë si të jetojnë”, shtoi papa teksa dhe nxiti për të luftuar atë që ai e quajti “varfëri farmaceutike” dhe kërkoi që vaksina të bëhej e disponueshme “universalisht”.

Ai kërkoi që të gjithë pacientët te trajtoheshin në mënyrë të barabartë, pavarësisht se dikujt mund ti mungonin të hollat për tu kuruar.

“Ndonjëherë ekziston rreziku që të mos mund të trajtoheni për mungesë parash, ose për shkak se disa popullata në botë nuk kanë qasje për disa barna”, – tha Papa i cili gjithashtu propozoi që “Në vend që të globalizojmë trajtimin me ilaçe, kompanitë farmaceutike mund të kontribuojnë bujarisht në shpërndarje më të drejtë të ilaçeve”, deklaroi kreu i katolikëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet