Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pamjet apokaliptike nga Kreta/ Një grua 40-vjeçare raportohet e zhdukur

Autoritetet greke janë në kërkim të trupit të një gruaja 40-vjeçare, e cila rezulton e zhdukur që prej ditës së djeshme. Makina me të cilën ajo udhëtonte është rrëmbyer nga uji, ndërsa nuk dihet asgjë mbi fatin e saj. Ditën e sotme u gjet i vdekur edhe një 63-vjeçar shqiptar, i cili ishte fermer në vendin fqinj.

Cikloni mesdhetar “Ianos” ka kaluar nëpër ishujt e Zakynthos, Kefalonisë, Lefkadës dhe Itakës duke sjelle kushte të motit ekstrem, duke shkaktuar dëme të mëdha si shkëputje të energjisë dhe komunikimit, anije të fundosura, rrugë dhe shtëpi të bllokuara dhe humbje në jetë njerëzore.

Kjo stuhi ciklonare do të mbajë nën rrezik të lartë, një pjesë të madhe të ishujve grekë ku gjatë së shtunës, Janos do të përqendrohet në Jonin Jugor, Peloponez dhe Perëndim të Kretës.

Parashikohet që forca e stuhisë të dobësohet nga mbrëmja e së dielës, megjithatë deri të dielën rreziku do të jetë i lartë në jug të Peloponezit dhe ishullin e Kretës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet