Ndjekja në Elbasan, gjendet e braktisur “Porche”, dyshohet se u përdor në vrasjen e Bujar Çelës

Aktualitet
Ndjekja në Elbasan, gjendet e braktisur “Porche”, dyshohet se u

Policia e Elbasanit ka gjetur të braktisur mjetin tip “Porche Cayenne” i cili nuk iu bind urdhrit për të ndaluar mbrëmjen e se enjtes, 17 shtator 2020.

Forcat e rendit ishin vënë në ndjekje të këtij automjeti me targa AA 648 US, pas kontrolleve të rrepta që ishin vendosur në pikat kyce të qytetit për shkak ngjarjes së mëngjesit ku u ekzekutua me armë zjarri Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit për grabitjen e Rinasit, Talo Çela.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për disa orë policia ndoqi automjetin por nuk mundi të kapë personat që ishin në të. Mendohet se brenda mjetit kanë qenë dy persona të cilët pasi kanë shpëtuar ndjekjes së policisë kanë braktisur mjetin buzë shtratit të lumit Shkumbin.

Kanë nisur hetimet për pronarin e mjetit i cili ka deklaruar se mjetin e kishte dhënë me qira por nuk kishte nënshkruar kontratë me përdoruesit.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me ekzekutimin e Bujar Çeles, citon ora news.

ME TE LEXUARAT