Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjykata gjermane vendos hapjen e shtëpive publike: Kontakti s*ksual është i kufizuar

Gjykata e Lartë Administrative e Rin-Westfalisë Veriore në Mynster e hodhi poshtë vendimin për ndalimin e prostitucionit, që ishte marrë për shkak të krizës së Coronës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe nuk mund të apelohet.

Ndalimi i plotë i prostitucionit shkel parimin e proporcionalitetit, tha gjykata. Ndërkohë thuajse të gjithë sektorët e shërbimeve janë lejuar të punojnë pa kufizime dhe në shkallë të gjerë, pra nuk është e qartë pse sektori i shërbimeve s*ksuale vazhdon të jetë plotësisht i ndaluar.

Shkelje e parimit të proporcionalitetit/ Kontakti s*ksual zakonisht është i kufizuar mes dy personave, pra rreziku i përhapjes së infeksioneve është më i ulët se në rastin e aktiviteteve të tjera me shumë pjesëmarrës, të cilat tashmë lejohen, argumentoi gjykata.

Protestat e punonjëseve dhe të punonjësve të s*ksit kurorëzohen me sukses – trupi gjykues vendos rihapjen e bordeleve Gjykata shpjegoi se rreziku i infektimit është më i madh p.sh. “në festa private me deri në 150 vetë ku njerëzit edhe vallëzojnë apo konsumojnë pije alkoolike apo në studiot e fitnesit, sepse aty ka shpërndarje më të mëdha të aerosoleve nga frymëmarrja, se sa në shtëpitë publike.

Jo vetëm kondom, por edhe maskë/ Autoritetet shëndetësore do të përcaktojnë ditët e ardhëshme kushtet për rifillimin e veprimtarisë në bordele. Ndër to do të jenë mbajtja e detyrueshme e maskës gjatë gjithë gjithës si dhe ndalimi i pijeve alkoolike.

Një prostitutë në Hamburg prezanton rregullat e reja: mbajtjen e detyrueshme të maskës gjatë s*ksit. Edhe pse lejoi rihapjen e bordeleve gjykata vendosi ta lërë në fuqi ndalimin e prostitucionit në makina apo gjatë festash dhe aktivitetesh erotiko-s*ksuale.

Shoqatat e punonjëseve dhe punonjësve të s*ksit si dhe të pronarëve të bordele dhe të klubeve erotike tërhoqën vëmendjen se ndalimi tyre nuk çon në ndërprejen e prostitucionit por vetëm e transferon atë në ilegalitet. Për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë së bordeleve shumë prej tyre, si p.sh. “Pascha” në Këln bordeli më i madh i Evropës, falimentuan.(burimi: faxweb)

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet