Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Foto/ Bebe Rexha nuk kursehet, të dashurit të ri i blen një “Ferrari”

Një ditë më parë, këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha vendosi që të bënte publike lidhjen saj të dashurisë. Ajo ndau me ndjekësit disa fotografi në “Instastory”, ku në njërën prej tyre i uronte të dashurit ditëlindjen, duke ia fshehur portretin.

Por mediat e huaja kanë arritur të zbulojnë identitetin e tij. Sipas tyre ai është kineasti Keyan Safyari, me të cilin është fotografuar duke u puthur në Los Angeles.

Revista “People” nuk e le me kaq. Kjo shkruan se Bebe i ka dhuruar për ditëlindje Keyan-it një Ferrari.

Nga ana tjetër kujtojmë se Bebe dhe Safyari u shfaqën për herë të parë në publik në muajin mars, ku u fotografuan të kapur për dore gjatë një shëtitjeje në Los Angeles.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet