Cikoni i fortë në Greqi kthen qytetin në liqen

Bota
Cikoni i fortë në Greqi kthen qytetin në liqen

Autoritetet në Greqi konfirmuan se është shënuar viktima e parë e ciklonit që ka përfshirë vendin prej dy ditësh nderkohe qe zona te medha te banuara jane mbuluar nga uji qe nuk dihet se kur do te terhiqet.

Një grua, e cila u gjet e pajetë nga forcat e kërkim shpëtimit në shtetin helen. Viktima banonte në fshatin Vasili të Farsala-s.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat raportojnë se qyteti i Kardhicës është shndërruar në një liqen dhe ka lënë pas vetëm shkatërrim. Edhe të mbjellat janë shkatërruar në Greqi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

Guvernatori i Thesalisë i ka kërkuar qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës. Erërat e forta dhe shirat e ciklonit “Ianos”, kanë shkatërruar linja elektrike, ura dhe kanë nxjerrë lumenjtë nga shtrati.

Në Farsala njerëzit u detyruan që të gjejnë strehë në një kishë. Autoritetet i kanë këshilluar qytetarët që të largohen nga bodrumet pasi mund të jenë të rrezikuar.

ME TE LEXUARAT