Aksion në Berat, arrestohen pesë të kërkuar pë drogë

Aktualitet
Aksion në Berat, arrestohen pesë të kërkuar pë

Nje aksion i policisë së Beratit, i cili filloi që prej ditës së djeshme në të gjithë qarkun, është shoqëruar edhe me arrestime.

Policia e Beratit ka kontrolluar në 24 orët e fundit 264 automjete dhe ka ushtruar kontroll fizik në 340 shtetas, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kuadër të këtij operacioni të policisë së Beratit, janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale dhe një shtetas tjetër po proçedohet penalisht në gjendje të lirë.

Në prangat e policisë kanë rënë shtatasit: D.T, i cili u kap me disa doza me kokainë dhe kanabis në automjetin e tij, A.H dhe K.H, që u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi, L.V, që ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” dhe K.K, pasi ishte me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe gjatë kontrrolleve u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal.

Gjithashtu, policia ka proceduar penalisht edhe shtetasin E.H, pasi gjatë kontrollit iu gjet një dorezë metalike.

ME TE LEXUARAT