Vrau me armë zjarri kunatën, burg 31-vjeçarit, Agron Tanusha: Njerëzit e saj më kërcënuan

Aktualitet
Vrau me armë zjarri kunatën, burg 31-vjeçarit, Agron Tanusha:

Gjykata e Tiranes cakoti masen e sigurise arrest me burg per 31-vjeçarin Agron Tanushi i akuzuar per vrasjen e ish kunates ne Bathote.

Ai ka dalë këtë mesditë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së kunatës së tij, 34-vjeçares Jetmira Hasani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Seanca në gjykatë ndaj Tanushit u mbajt me dyer te mbylura, por mesohet se i riu ka pranuar autoresine e ngjarjes.

Prokuroria ka kërkuar masën e “arrestit me burg’ për 31-vjeçarin, të akuzuar për vrasjen me armë zjarri të kunatës, pas konfliktit me këtë të fundit për shtëpinë në Bathore.

Kjo kerkese u miratua nga gjykata ndersa autori i krimit tha se ka paur konflikte te vazhdueshme me ish kunaten.

Se fundi ai pretendoi se disa persona kishin kercenuar familjen e tij ne emer te ish kunates per shkak te konflikteve qe ata kishin.

ME TE LEXUARAT