Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rudina Hajdari revoltohet pas Këshillit Politik: PS të tërheqë këto propozime të fëlliqura

Deputetja e opozites parlamebtare Rudina Hajdari u deklarua sot e revoltuar pas mbledhje së Këshillit Politik ka thënë për mediat se nuk i pranon propozimet e PS-së të paraqitura sot nëpërmjet një drafti.

Hajdari është shprehur e revoltuar duke sqaruar se nuk i pranon propozimet e PS-së të paraqitura sot nëpërmjet një drafti. Ajo i bën thirrje mazhorancës që të reflektojë mbi këtë propozim të fëlliqur sipas saj që i mban listat e mbyllura.

“Propozimi i PS i papranueshëm duhet të kuptohet që të mos hapë listat, thanë se kanë merak për përzgjedhjen e grave. Duhet të ketë një kandidat preferencial. Unë i bëj thirrje PS që po bën një hap mbrapa, nuk është kjo lista e hapur, sepse lënë jashtë garën.

Është një truk për të mbajtur listat e mbyllura. I kërkoj që të reflektojë mbi këtë propozim që i mban listat e mbyllura. Është një gjë që duhet ta çojmë deri në fund. Do të luftoj deri në fund për listat e hapura. Boll me kryetarë që vënë në renditje ato kandidatë që i mbajnë si pëllumba e si dele.

Ata po përpiqen që t’i mbajeni, por PS të reflektojë me këtë propozim të fëlliqur. Kam parë sot që ai draft cenon këtë parim për t’i dhënë shqiptarëve atë që duam, për t’i dhënë shqiptarëve listat e hapura “, tha Hajdari.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet