Regjistrohen 8 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve në Maqedoninë e Veriut, 144 raste të reja

Kosovë&Rajon
Regjistrohen 8 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve në

Tetë persona kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit. Mësohet se nga testimet e kryera, rezultojnë pozitivë 144 raste të reja me COVID-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.

Raportohet se ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova i moshës 48 vjeçe, një nga Shtipi, 65 vjeç, dy pacientë nga Prilepi, 62 dhe 83 vjeç, një nga Tetova, 69 vjeç, një nga Strumica, 39 vjeç, një nga Vinica, 63 vjeç dhe një pacientë nga Kërçova, 56 vjeç.

ME TE LEXUARAT