Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Porositi dy vrasjet mafioze në Elbasan, kush është Erion Alibej, i vranë vëllain për konflikte droge

Arrestohet Erion Alibej, porositësi i dy vrasjeve mafioze në Elbasan
Policia e shtetit deklaroi se ka vene ne pranga diten e sotme shtetasin Erion Alibej me akuzen se eshte porosites i dy atentateve me pagese ne Elbasan te ndodhura gjate ketij viti.

Dy atentatet besohet se jane organizuar per hakmarrje nga Erion Alibej vellai i te cilit u vra bashke me nje eprson tjeter ne një masakër të vertete te ndodhur në Elbasan me 28 dhjetor 2018: dy persona nga ky qytet dhe një turk janë ekzekutuar në një atentat me breshëri automatiku. Viktimat ishin: Endrit Alibej 34 vjeç (vellai i Erion Alibej) dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, të dy nga Elbasani si dhe shtetasi turk Erdal Duranay, 51 vjeç.

Njeri nga viktimat, Endrit Alibeaj, rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij, Andrea Alibej në vitin 2013, shkruante Gazeta shqiptare.

Mediat lokale italiane shkruanin se rreth 300 policë nga provinca e Astit të mbështetur edhe nga Komandat e gjithë Legion Piemonte dhe Valle d’Aosta, me ndihmën e një helikopteri, organizuan një operacion të madh antidrogë duke çuar në pranga 31 persona, ndaj të cilëve ishin lëshuar urdhër-arreste nga gjykata.

Hetimet ndaj organizatës nisën në maj të vitit 2011, fillimisht ndaj një grupi të tregtarëve të vegjël të drogës në Asti dhe Torino. Kjo u lejoi hetuesve të hidhnin dritë mbi aktivitetin e paligjshëm të një grupi të madh të kokainës, pjesëtarët e të cilës ishin nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se rrjeti kishte anëtarët e vet shqiptar në Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Britani të Madhe.

Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se Endrit Alibej dhe Erion Alibej, në konkurrencë me njëri-tjetrin, i përkisnin një organizate transnacionale shqiptare me veprimtari midis Roterdamit dhe Amsterdamit në Holandë dhe Torinos, të cilët kishin ruajtur 15 kg kokainë të fshehur në apartamente të ndryshme, përfshirë edhe dy në Asti, për ta shitur më pas në disa provinca në veri dhe qendër të Italisë prej më shumë se 330.000 €.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet