Përmbytje dhe shkatërrime, cikloni ‘Ianos’ shkakton dëme të mëdha në ishujt grekë në Jon

Bota
Përmbytje dhe shkatërrime, cikloni ‘Ianos’ shkakton

GREQI

Gadishulli i Peloponezit dhe ishujt përreth janë goditur nga stuhia e paralajmëruar ‘’Ianos’’ që ka një forcë të ngjashme me një uragan.

Zakynthos, Ithaca dhe Kefalonia janë 3 ishujt ku cikloni ka lënë më shumë dëme duke shkatërruar varka në mole, përmbytje rrugësh dhe dëme të mëdha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në orët e fundit cikloni është infensifikuar teksa zv/ministri i brendshëm, i ngarkuar për Emergjencat Civile paralajmëron se 6-9 orët e ardhshme janë vendimtare për pjesën greke të goditur.

Jugu i Greqisë pritet ende të goditet më shumë nga cikloni, teksa erërat dhe shiu që e karakterizon do të arrijë deri në rajonin e Atikës, ku ndodhet kryeqyteti Athina.

Lajmi i mirë është se deri tani grekët janë treguar të kujdesshëm dhe kanë marrë masat pasi asnjë i lënduar nuk është regjistruar nga cikloni dhe forca e tij.

VIDEO

ME TE LEXUARAT