Koronavirusi/ 10 viktima dhe 1907 raste të reja në Itali

Bota
Koronavirusi/ 10 viktima dhe 1907 raste të reja në Itali

Ministria e Shëndetësisë italiane ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe të rasteve të reja me COVID-19.

Mësohet se në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa janë konfirmuar 1907 raste të reja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në shtetin fqinj janë regjistruar 35.668 viktima, ndërsa u infektuan në total 294 932 qytetarë.

Gjithashtu, në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar 853 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 216.807.

Sipas të dhënave të fundit në Itali, në vetëm një javë numri i pacientëve me COVID-19 të shtruar në spital është rritur me 26%, ndërsa i atyre në kujdesin intensive me 41 %.

Nga të dhënat e siguaruara prej Fondacionit të pavarur Gimbe, ka patur një stabilizim në rritjen e rasteve të reja krahasuar me javën e kaluar (9,837 kundrejt 9,964) dhe një zvogëlimi të rasteve të testuara (370,012 krahasuar me 421,897).

ME TE LEXUARAT