Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Karteli shqiptari i kokainës llogari tek OFL për pasuritë! Gjykatat 40 ditë burg për 5 të arrestuarit në Shqipëri, në proces ekstradimi

Mësohet ekskluzivisht se operacioni Forca e Ligjit ka listuar emrat e personave të përfshirë ne hetimin 5-vjeçar tëAnti-mafies që shkatërroi një kartel shqiptar të drogës, dhe do t’u kërkojë atyre llogari për pasuritë që disponojnë në vendlindje përfshi dhe ato në emër të të afërmve.

Pesë të arrestuarit në Shqipëri për llogari të operacionit tëAntimafies italiane “LosBlanco”, do të qëndrojnë në qeli për 40 ditë deri sa të mbërrijë nga Italia kërkesa për ekstradimin e tyre.

Gjykata e Vlorës, Tiranës, Durrësit dhe Lezhës dha masat e sigurisë për Gentjan Manaj, Elvis Jaupaj, Jorin Llambro Rexhino Ibrahimi, Vladimir Lesaj duke cilësuar të ligjshëm arrestin e tyre në kuadër të operacionit ndërkombëtar që u vu në zbatim në Shqipëri në prani të agjentëve tëantimafies.

Por pjesë e operacionit ishin edhe policia europiane, përfshi atë të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku nëDubai u arrestua EldiDizdari njohur dhe me emrin DenisMatoshi, i konsideruar me rolin kyç në kartelin e kokainës “Bello”, për të cilin Italia i ka dërguar autoriteteve nëDubai kërkesën për ekstradim.

Hetimet e nisura nga prokuroria e Firences u finalizuan me 20 arreste, shumica shqiptarë.

Lek Colaj, 40 vjeç, arrestuar në Rumani;

Gjergj Lesaj, 38 vjeç, arrestuar në Holandë;

Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, arrestuar në Spanjë

Robert Varga, 44 vjeç, arrestuar në Hungari

Altin Velsula (Hoxha) 36 vjeç, ndodhet në burgjet e Norvegjisë

Sipas antimafies italiane, ky grup është përgjegjës për trafikimin e tonelatave kokainë nëEuropë dhe Shqipëri, ndërsa vetëm në pesë vite në operacione të ndryshme i janë sekuestruar miliona euro para cash si dhe 4 ton kokainë e pastër nga Ekuadori deri në portet italiane apo edhe ato holandeze.

Pjesë e këtij grupi është edhe Dritan Rexhepi nga Vlora i cili aktualisht ndodhet burg në Ekuador, përfolur dhe për rrëmbimin dhe vrasjen e JanPrengës në Shqipëri, akuza të cilat i mohoi.

Operacioni ‘‘LosBlancos‘‘ u përshëndet një ditë më parë edhe nga kreu i antimafies italiane, Cafero De Raho, ministri i brendshëm ShqiptarëSandërLleshaj si dhe nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet