“Do rrisim pagat e mjekëve dhe infermierëve”/ PD: Mashtrimi i radhës i Edi Ramës, njësoj si me...

Politikë
“Do rrisim pagat e mjekëve dhe infermierëve”/ PD:

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia, me anë të një deklarate për mediat deklaroi se premtimi i qeverisë për rritje të pagave për mjekët dhe infermierët është një mashtrim, sikundër ai për lista të hapura.

Spahia thekson se Rama gënjen, në kohën që qeverisja është në agoninë e vet dhe kur do të mbarojë përfundimisht mandatin më 25 prill.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i ish-deputetit Bardh Spahia:

EDI RAMA NJEH VETEM MASHTRIMIN.

Premtimi për rritje pagash për mjekët i Edi Ramës është njësoj si premtimi për listat e hapura: mashtrim.

Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka për të patur rritje të vërtetë pagash për mjekët. Deklaratat e Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit për rritjen e rrogave të mjekëve janë zgjatje e agonisë së një pushteti të kalbur, gati për t’u shembur në 25 Prill.

Ka një muaj që flasin për rritje pagash, por nuk kanë asgjë konkrete, sepse modeli i vetëm i Edi Ramës është mashtrimi! Po i mashtron mjekët dhe infermierët njëlloj siç mashtroi shqiptarët për shëndetësi falas.

PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, 1200 euro/muaj për mjekët, 700 euro/muaj për infermierët. Është një nga projektet tona më të rëndësishme për t’u dhënë shqiptarëve një sistem shëndetësor, që punon për ta, jo për një grusht njerëzish.

ME TE LEXUARAT