Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Deputeti kapet në Parlament duke parë video me pulle të kuqe

Deputeti tajlandez Ronnathep Anuwat është kapur nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në telefon gjatë një seance parlamenti, ku po zhvillohej një debat për buxhetin.

Sipas mediave, deputeti kishte më shumë se 10 minuta duke parë videon erotike ne momentin kur u fotografua.

Pasi është pyetur nga mediat, ai ka thënë se kishte marrë mesazh nga një vajzë që i kërkonte ndihmë dhe kishte nevojë për para.

Ai tha se e ka parë deri në fund videomesazhin për të vlerësuar nëse vajza ishte vërtet në rrezik.


Ne lidhje me kete akt, vëmendja i është tërhequr edhe nga kreu i parlamentit, por nuk është ndërmarrë asnjë masë ndaj tij sepse deri më sot nuk ka pasur asnjë ankesë për të.

Rregullorja nuk ndalon asnjë ligjvënës të shohë materiale të ndryshme në telefon. /tvklan

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet