Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Contagion”/ Flet aktori i filmit që parashikoi koronavirusin…

Me siguri e keni parë filmin Cotagion, skenat e të cilit po i përjetojmë sot në realitet prej Covid-19.

Një prej aktorëve të filmit të famshëm të Hollywood, Jude Law foli për për historinë e një virusi vdekjeprurës.

Aktori i njohur u pyet në lidhje me faktin se kaq shumë njerëz i janë drejtuar filmit “Contagion” mes një pandemie, dhe ai u shpreh kështu:

“Më duket pak e çuditshme që të gjithë u kthyen për të parë filmin, në mes të asaj që po ndodhte vërtet”, i tha drejtuesit të emisionit. “Ju mjafton të ndizni lajmet, nuk keni nevojë të shihni filmin.”

Aktori tha se ishte i përgatitur për këtë pandemi, që prej 10 vitesh, pra, që prej publikimit të filmit.

“Nëse jam i sinqertë, një nga kujtimet ose përvojat më ndikuese në atë film ishin mjekët dhe virologët që po na këshillonin,” tha ai.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet