Beogradi kërcënon Bosnjën: Kosova është Serbi, ju s’duhet ta njihni ndryshe

Bota
Beogradi kërcënon Bosnjën: Kosova është Serbi, ju

Beogradi nuk ka vonuar në përgjigjen për tja dhënë dy etniteteve të Bosnjë Hercegovinës, Muslimanëve dhe Kroate, të cilët kanë nxitur futjen e njohjes së Kosovës në axhendën e Presidencës Kolektive.

Ka reaguar menjëherë njeriu më i afërt i Aleksandër Vuçiçit në qeverinë serbe, ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai deklaroi se “anëtarët boshnjakë dhe kroatë të Presidencës së BiH, Shefik Xhaferoviç dhe Zheljko Komsiç, duke votuar për propozimin sipas të cilit BiH duhet të njohë shtetin e rremë të Kosovës, tregoi se ata nuk janë të interesuar për atë që serbët në BiH mendojnë mbi dy etnitetet tjera që e duan Serbinë të copëtohet”.

Në një deklaratë me shkrim, Vulin pyeti Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për sa kohë do të përpiqet që autoriteti i tij të ruajë të gjithë BiH, e cila, siç thotë ai, nuk e dëshiron tërë Serbinë.

"President, nëse ata nuk e respektojnë tërë Serbinë dhe nuk duan Republika Srpska, për sa kohë do të duhet të mbrojmë të gjithë BiH? President, ju i keni falur ata që u përpoqën t'ju vrisnin në Srebrenicë, mos i falni ata që po përpiqen të vrasnin edhe Serbinë”, tha Vulin në një mesazh për Vuçiç.

Një ditë më parë, Bosnja ka vendosur në rend të dështuar të miratojë njohjen e Kosovës, por ka dështuar ta bëjë këtë si pasojë e vetos së kreut të Republika Srbska, Milorad Dodik që është edhe anëtar i Presidencës treshe të vendit.

Presidenca që ka një përfaqësues të Muslimanëve bosnjakë, një kroat e një serb mbajti dy seancave të jashtëzakonshme, ka bërë të ditur se kroati, Zhelko Komshiç, dhe kryesuesi i përkohshëm, Shefik Xhaferoviç, kanë votuar që BeH-ja ta njohë Kosovën, por Milorad Dodik ishte kundër.

Komshiç po ashtu ka bërë të ditur se ai dhe Xhaferoviç kanë votuar kundër iniciativës së Dodikut që ambasada e Bosnjës të zhvendoset në Jerusalem.

ME TE LEXUARAT