Policia e Beratit post-blloqe në zonat kryesore të qytetit/ Aksion blic për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe...

Aktualitet
Policia e Beratit post-blloqe në zonat kryesore të qytetit/ Aksion

Policia e Beratit ka nisur pasditen e sotme një aksion “blic”,duke blinduar rrugët e qytetit.

Burime bëjnë me dije se postblloqet policore janë ngritur paralelisht me Beratin edhe në të katër bashkitë e tjera të qarkut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në qendër të Beratit por edhe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të tij janë vendosur postblloqe me forca të shumta policore, pjesë e të cilëve janë bërë të gjithë sektorët e kësaj drejtorie, duke filluar që nga inspektorët e krimeve, forcat Shqiponja e deri tek ata të qarkullimit rrugor.

Masat e ndërmarra nga DVP Berat,kanë si qëllim kapjen e personave në kërkim,uljen e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetet,nëpërmjet identitetit të tyre, për të verifikuar nëse janë apo jo persona në kërkim policor në Berat apo në qytete të tjera.

Gjatë kontrolleve janë verifikuar edhe dokumentacionet e mjeteve si dhe lejet e drejtimit. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se vetëm në 4 orët e para të këtij aksioni janë kontrolluar rreth 100 automjete dhe janë vendosur edhe masa administrative për ata drejtues mjetesh që kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion dhe me shkelje.

Po kështu gjatë këtij aksioni,policia ka ushtruar kontroll fizik për armë,drogë e sende të tjera të kundërligjshme mbi 160 shtetas që kanë kaluar me automjete në postblloqet e ngritura.

Të njëjtat burime konfirmojnë se postblloqet policore do të vijojnë të qëndrojnë disa ditë me radhë në rrugët e qarkut të Beratit, ndërkohë që policia e Beratit do të japë së shpejti edhe rezultatet e aksionit.

ME TE LEXUARAT