Nëse kalohen testimet, Italia nis vaksinimin në nëntor

Bota
Nëse kalohen testimet, Italia nis vaksinimin në nëntor

Presidenti i ndërmarrjes bioteknike IRBM Pomesia në Romë, Piero di Lorenzo ka deklaruar që, nëse testet e fazës së tretë të vaksinës së zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe prodhuar nga AstraZeneca do jenë pozitive, në Itali do të mbërrijnë që në muajin nëntor 2-3 milion dozat e para.

Ai tha gjithashtu se pavarësisht pezullimeve të përkohshme, nuk ka asgjë për tu shqëtësuar dhe se faza e tretë dhe e fundit e provave klinike do të vazhdojnë sipas parashikimeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Luigi Di Maio deklaroi se Itali gjithashtu është duke punuar për një marrëveshje të madhe europiane për vaksinën e Oksfrodit.

Kolosi farmaceutik njoftoi rifillimin e testimeve pas pezullimit të përkohshëm të eksperimenteve, pasi një prej vullnetarëve shfaqi simptoma të lidhur me një inflamacion të rrallë të shyllës kurrizore, i quajtur mielit i tërthortë.

Nga ana e tyre AstraZeneca dhe Oksford pretendojnë se vaksina eksperimentale kundër koronavirusit, e prodhuar prej tyre mund të jetë e disponueshme në treg në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2021, pavarësisht frenimit në fazën e tretë të testimeve.

ME TE LEXUARAT