Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari nga Mirdita

MIRDITË- Një 35-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti tragjik.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ndërfushaz në Mirditë. 35-vjeçari Gersi Nikolli ka humbur kontrollin e ‘Volkswagen-it’, duke dalë nga rruga, e për pasojë ka gjetur vdekjen.

“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz,Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen” shtetasi G.N.,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet