Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Facebook dhe Instagram ndërpriten në mbarë botën

Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram duket se po pësojnë ndonjë sulm, pasi për disa minuta tashmë janë jashtë përdorimit.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur, por e gjithë kjo situatë ka krijuar kaos te përdoruesit.

Nga kompanite pritet nje reagim zyrtar nga zyrat përgjegjëse.

Përdoruesit thonë se ata nuk mund të rifreskojnë lajmet dhe disa të të tjerë nuk mund të hyjnë fare në aplikacione. Nëse faqet tuaja në Instagram dhe Facebook nuk janë freskuar, ju nuk jeni të vetmit.

Platformat e mediave sociale janë duke përjetuar një ndërprerje në të gjithë botën që kanë goditur mijëra përdorues në SHBA, Evropë, Amerikën e Jugut dhe pjesë të Kanadasë.

Ndërprerja duket se ka filluar të enjten pasdite dhe po ndikon në furnizimin me lajme, si dhe hyrjet në rrjetet sociale për disa përdorues të cilët kanë një ‘ndërprerje totale’.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet