Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Deputeti Lefter Maliqi bën parashikimin: Opozita fiton 100 mandate, PS humb 20 % të elektoratit

Deputeti Lefter Maliqi deklaroi se në zgjedhjet e 25 prillit opozita do të fitojë 100 mandate. Maliqi pohoi se atje ku shkel Rilindja, godet edhe krimi, që sipas tij është bërë njësh me qeverinë. Mes të tjerash opozitari tha se ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj është i dorëhequr për shkak të konfliktit të brendshëm të PS-së në Lezhë.

“Atje ku shkel Rilindja godet krimi. Krimi dhe politika e rilindjes janë bërë njësh dhe drejtojnë vendin. Shqipëria po tronditet nga krimi. Edhe ngjarja te Vasil Shanto është një mesazh për politikën dhe për shoqërinë. Ministri i Brendshëm është i dorëhequr për shkak të konfliktit të brendshëm të PS-së në Lezhë. Ai është i paaftë kokë e këmbë dhe është përdorur nga Ram. Ia kam thënë edhe atij që do të përfundojë si Tahiri dhe si Xhafaj. Kadare e ka vënë atë si këshilltar dhe po lobon që ta vërë si ministër Mbrojtje. Lleshaj është një servil i shkrimtarit. Largimi i Lleshajt është i lidhur me largimin e Ramës. Kalbëzimi i kësaj qeveria është drejt fundit, sepse nuk ka lidhje me socialistët, por vetëm me oligarkët dhe krimin e organizuar. Më vjen keq për opozitën e bashkuar që tregohet kaq e butë. Unë e kam thënë se opozita e bashkuar në 25 prill merr mbi 100 mandate. Kjo është një rilindje që mori tepsinë me oligarkët e vet deh nuk mbajti asnjë premtim. E mbush Shqipërinë me drogë dhe përdori Saimir Tahirin si ministër të Brendshëm. Për mua Tahiri ka qenë ministri më i mirë që ka pasur PS, pavarësisht përdorimit që i bëri Rama për drogën dhe sa i takon policisë së shtetit. Xhafaj përdori metodat e Sigurimit të Shtetit dhe Rama nuk do ta vërë në listë dhe ministri më i pasuksesshëm i qeverisë, sepse ngatërron policinë me ushtrinë. E vetmja manovër e Ramziu, që shkon në Greqi si ambasador i Erdoganit, tregon se ky njeri është i kapur kokë e këmbë. Unë e kam thënë se faktori që e rrëzon nga pushteti Rilindjen është LSI dhe është sovrani i kushtetutës, njeri i pavarur në të vërtetë që është i vetmi politikan që Rama ka frikë. Meta ka dhënë prova se për interesin e vendit ka dhënë edhe dorëheqjen. Rama do të marrë goditjen e përqendruar në 25 prill, por shqiptarët nuk mund të presin këtë datë sepse janë të paduruar.”, tha Maliqi.

Ndër të tjera deputeti nënvizoi faktin Partia Socialiste do të pësojë një humbje rreth 20% të elektoratit në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa shtoi se qeveria ka zhgënyer shumë qytetarë.

“PS do të ketë një humbje rreth 20% të elektoratit të vitit 2017. Në Berat do të dalin 4 me 3 për opozitën për shkak të zhgënjimit nga qeveria. Madje, socialistët e ndershëm janë shumë më të zhgënjyer se sa vetë demokratët. Imagjino në qarqet si në Vlorë dhe në Durrës. Rama nuk ka më mbështetje. Mendoni ju se Beqja do të drejtojë Shkodrën, sepse nuk është më i zoti se sa Bushati. Rama është një njeri pa moral, pa ndjenjë njerëzore.”, theksoi Maliqi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet