Deklaroi se virusi është i përgatitur në laborator, virologes kineze i ndodh ‘e papritura’

Bota

Virologia e njohur kineze Li-Meng Yan, e cila deklaroi disa ditë më parë se kishte prova se koronavirusi ishte krijuar nga njeriu në një laborator në Wuhan është përballur me një të papritur. Facebook dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë i kanë censuruar intervistën e virologes. Lajmin e bëri të ditur moderatori i Fox News, Tucker Carlson, gjatë monologut të tij të mërkurën, raporton FoxNews.

“Brenda disa orësh nga intervista e saj natën e kaluar,” tha Carlson, “një pjesë e videos arriti 1.3 milion shikime në Facebook”.

“Pandemia ka prekur jetën e çdo amerikani. Dhe me të drejtë, njerëzit duan të dinë origjinën e tij. Por Facebook mesa duket nuk dëshiron që ju ta dini këtë gjë. Kështu që Facebook censuroi videon, me sa duket në emër të qeverisë kineze.

“Instagrami, i cili është pjesë Facebook gjithashtu bëri të njëjtën gjë. Tëitter pezulloi tërësisht llogarinë e virologes Yan dhe nuk dha asnjë arsye pse. Carlson argumentoi se zgjidhja që ekspertët kishin bërë tregonte më shumë se fjalët.

“Ata besojnë në censurë. Censura nuk na bën më të zgjuar. Nuk na bën më të informuar. Nëse do të ndodhte, ne do të flisnim rusisht tani, Bashkimi Sovjetik do të drejtonte botën. Do të kishte funksionuar. Por në vend të kësaj Bashkimi Sovjetik është zhdukur. Ai u shemb nën peshën e absurditeteve të veta – absurditete të shkaktuara nga censura. Dhe ky është mësimi më themelor i diktaturave. Çdo gjë e ndërtuar mbi gënjeshtra zhduket me kalimin e kohës”.

ME TE LEXUARAT