Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Taksisti Bujar Cela vritet në Elbasan, tjetër atentat mafioz

Bujar Cela ekzekutohet ne Elbasan ne nje atentat te mireorganizuar ndaj tij mengjesin e sotem. Nje tjeter vrasje ka ndodhur ne vend.

Krimi ka ndodur ne oret e para te mengjesit, kur viktima ka dale per te konsumuar nje kafe oara se te fillonte punen si taksist.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi Bujar Çela, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë .

Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet