Vrasja në Bathore, vëllai i viktimës: Vjehrra e kishte kërcënuar më parë se do e vriste me pushkë

Aktualitet
Vrasja në Bathore, vëllai i viktimës: Vjehrra e kishte

Vëllai i viktimës Jetmira Hasani të vrarë mbrëmë në Bathore nga kunati i saj tha se motra e tij ka qenë në konflikt me familjen e bashkëshortit.

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se nëse policia do të kishte bërë punën e saja ajo nuk do të ishte e vdekur. Viktima i kishte thënë se vjehrra e kishte kërcënuar se do e vriste me pushkë e kishte 2-3 muaj që nuk flinte atje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Motra ka jetuar aty se aty ka lindur fëmijën. Ka shkuar për të marrë materialet e veta, që të mos shkonte më kurrë aty. Ka qenë hasëm me kunatin. Motra ka njoftuar policinë. Ka shkuar aty. Ka qenë dhe nusja e vëllait për të shoqëruar motrën për mbledhjen e plaçkave. Ka pas jetuar aty. U tërhoq për të mos jetuar më aty. Sikur na thotë nusja e vëllait që ka qenë prezent në ngjarje, policia i ka kërkuar Agron Tanushit që do vish në komisariat. Shoqërimi nuk u krye dhe u ka ikur me armë me vrap. Motra e ka pasur urdhrin e mbrojtjes prej disa muajsh. Ka pas edhe më përpara konflikte. Konfliktet e para i ka pasur me pleqtë e më pas me bashkëshortin. Pastaj me kunatin që ka kryer vrasjen.

Nëna e ish-kunatit, vjehrra e motrës ka nxitur për vrasjen e motrës time. Ka pas thënë vetë motra ime që Bukuria, vjehrra do të të vras vetë me pushkë. Kishte mbi 2-3 muaj që nuk flinte atje. Po të ishte policia në krye të detyrës, motra ime do ishte gjallë sot. Policia nuk e ka shoqëruar në komisariat. Ja ka kërkuar në mënyrë vullnetare. Duhet të kontrollonin shtëpinë. Minimumi duhet të rrinin aty derisa dy palët në konflikt të mos ishin përballë njëra-tjetrës se mund të konfliktoheshin prapë. Kanë pasur konflikte që kanë përfunduar në komisariat. Në prezencë të policisë nuk e di. Mua nuk ma kthejnë motrën, por drejtësia të bëje punën e vet", tha vëllai i viktimës.

ME TE LEXUARAT