Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vrasja në Bathore/ Frikë nga një hakmarrje e mundshme, policë të armatosur ruajnë banesën

TIRANË- Prej ditës së djeshme policia e shtetit vijon të mbajë nën monitorim vendin e ngjarjes në Bathore, ku Agron Tanushi vrau me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani.

Para banesës ku ndodhi krimi brenda familjes, policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, me qëllim që të shmanget ndonjë tragjedi tjetër për çështje hakmarrjeje. Banesa ku ndodhi vrasja ruhet nga dy efektivë të armatosur.

Burime bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë ardhur të afërm të viktimës të cilët kanë qenë të irrituar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 17:40, në rrugën “Apollonia”, ku pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta Agron Tanushi ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet