Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vdekja e mjekut nga Kavaja prej COVID-19, MSH: Vuante nga disa sëmundje, i shërbeu me devotshmëri komunitetit

Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi vdekjen e mjekut 61- vjeçar nga Kavaja që ishte infektuar nga COVID-19.

Sipas informacionit, Sefer Dervishi prej dy javësh trajtohej tek ‘’Shefqet Ndroqi’’ apo COVID-19, dhe vuante edhe nga sëmundje të tjera.

NJOFTIMI NGA MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.

Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet