Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Turqia do paqe”, Rama: Erdogan nuk është anti-grek

Kryeministri Edi Rama deklaroi se se e vetmja alternativë e Shqipërisë është Bashkimi Evropian. Ai është ndalur edhe tek marrëdhënieve të Shqipërisë me Turqinë dhe Greqinë, shtete këto që së fundmi janë futur në një konflikt për detin.

Rama ka thënë se presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan nuk është anti-grek dhe dëshiron që mosmarrëveshjet t’i zgjidhë me dialog.

“Duhet të them një gjë. Shqipëria nuk është mes dy zjarreve. Ne kemi absolutisht potencial mes marrëdhënieve grek turke që të bëhet edhe e dobishme për Evropën. Turqia është kyçe për sigurinë e Evropës, por edhe Greqia për kufijtë e Evropës.

Cfarë mund të them pa asnjë dyshim është se Presidenti Turk, Erdogan nuk është një person anti grek dhe nuk ka dyshim që e shkuara është se ka një vullnet për dialog dialog, pa ua lënë të tjerëve.

Nuk është e lehtë por e mundur. 100% i bindur që marrëdhëniet greko turke mund të jenë një vlerë e shtuar. Greqia është në pozicionin e duhur për të qemë një ndërmjetës i ndershëm,. Është një diçka që mund të ndodh.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet