Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rriten frikshëm rastet e reja me koronavirus në Itali, 1452 infektime dhe 12 të vdekur në 24 orë

Rriten frikshëm rastet e reja me koronavirus në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1452 infektime (dje ishin 1229), për një total prej 291.442 që nga fillimi i pandemisë.

Rritet edhe numri i viktimave, sot janë regjistruar 12 të vdekur, ndërsa të martën ishin 9 viktima. Numri i përgjithshëm i viktimave shkon kështu në 35.645.

Shkon në 177 numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga Covid-19. Lajmin e bën me dije Federata Kombëtare e urdhrit të mjekëve (Fnomceo). Listës së mjekëve të vdekur për shkak të epidemisë, publikuar në portalin Fnomceo, i shtohet edhe emri i urologut Paolo Marandola, mjek aktiv që ndodhej në Zambia për të studiuar Covid-19.

Në këtë listë janë të gjithë mjekët aktiv dhe në pension që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet