Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rama për marrëveshjen e detit: Shpresojmë për ndihmën e një pale të tretë

Duke folur për çështjen e kufirit detar me Greqinë, kryeministri Rama kërkon ndihmën e një pale të tretë.

Ai shprehet se ndërhyrja e një gjykate ndërkombëtare mund të jetë e drejtë dhe objektive.

“Së pari kur ftoni ballkanasit në panel siguroheni që të keni më shumë kohë. Ky rajon është interesant dhe ne flasim shumë. Kjo ka qenë një marrëveshje nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Ne jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog me qeverinë e kaluar për disa çështje. Shpesh këto marrëveshje kthehen në çështje të nxehta në politikën lokale. Unë kam një ide shumë të thjeshtë dhe shpresoj që sa më shpejtë të arrijmë dakordësi për të, ne të mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve, pra një pale të tretë që na ndihmon miqësisht ose më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo mund të jetë e drejtë, objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri grek flet përpara parlamentit grek për një të drejtë legjitime të Greqisë mbështetur në Konventën Ndërkombëtare të së Drejtës së Detit për të shtrirë kufijtë e vetë detarë me 12 milje dhe kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri. A thua se kryeministri duhet të përgjigjet njerëzve që nuk dinë se çfarë flasin. Gjithmonë kjo ndez pakënaqësi e mosmarrëveshje bazuar në çështje faktike” – tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet