Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Preng Gjini mori makinën e nipit! Detajet e atentatit me eksploziv

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi i atentatit me eksploziv të ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë. Sipas burimeve, bëjnë me dije se Preng Gjini mbërriti në afërsi të vendngjarjes 15 minuta para shpërthimit.

Ai zbriti nga një makinë tip “ML”, piu kafe me nipin e tij, më pas merr makinën e nipit dhe pasi largohet makina shpërthen .

Një burim shpjegoi se lënda shpërthyese ishte vendosur në krahun e pasagjerit, pasi është zbërthyer rrota e parë.

Ne besojmë shtoi një burim në sektorin e hetimit të krimeve të rënda se shpërthimi nuk është telekomanduar me telefon, por me pult, një teknikë e fundit që përdoret nga kriminelët për të mos lënë gjurmë në qelizat telefonike.

Besohet, shtojnë burimet se Preng Gjini është ndjekur këmba këmbës dhe atentatorët kanë vëzhguar çdo lëvizje të tij.

preng gjini

Ai e merrte shume rrallë drejtimin e makinës dhe udhëtonte vetëm si pasagjer, ndaj dhe lënda plasëse dyshohet se është vendosur nga krahu i pasagjerit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet