Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Përplasja me Greqinë/ Merkel bisedon sërish me Erdoganin, ja kërkesa për kancelaren

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka komunikuar online me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas CNN Turk, të dy udhëheqësit kanë diskutuar situatën në Mesdheun Lindor dhe tensionet e krijuara me Greqinë.

Siç bëjnë me dije mediat turke Presidenti turk i ka thënë kancelares gjermane se vendet anëtare të BE duhet të jenë të drejta dhe të qëndrueshme në çështjen e Mesdheut Lindor.

Pjesë e kësaj bisede mes Merkel dhe Erdogan ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavu?o?lu, Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, Shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Hakan Fidan.

Ende nuk dihen detajet e tjera që janë diskutuar në këtë komunikim mes tyre por duket se Turqia insiston në vendimin e saj për kërkimin e gazit në rajonin e mesdheut e cila është kthyer në “mollë sherri” me qeverinë greke.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet