Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

PD: Qeveria po bëhet gati të përdorë policinë e shtetit në fushatën elektorale

Partia Demokratike akuzon qeverinë se policia e shtetit është e kontrolluar totalisht nga ata.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti Endri Hasa ka publikuar disa foto nga prezantimi i forcave “Shqiponja” në Elbasan ku ka qenë i pranishëm dhe Taulant Balla.

Ai shkruan se qeveria po përgatitet të përdorë policinë e shtetit në fushatën elektorale.

Postimi i plotë:

Prej sot, Policia e Shtetit nuk ekziston më. Ajo është Policia Private e Partisë Socialiste. Pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një aktivitet policor në Elbasan, bashkë me gjithë drejtuesit e partisë lokale, e ka zhbërë konceptin “policia e shtetit”.

Në grahmat e fundit të pushtetit, ata po e bëjnë gati policinë ta përdorin për fushatën elektorale për llogari të Edi Ramës.

Pjesëmarrja e Taulant Ballës është edhe një mesazh i dëshpëruar për krimit, duke e shfaqur veten si shpëtimtarin e “çunave problematike”.

• Lajmi i keq është se policia po keqpërdoret si polici private zgjedhjesh, që nuk I shërben qyterarëve por një partie politike.

• Lajmi i mirë është se kanë mbetur vetëm 7 muaj nga shkrirja në një e policisë, e krimit dhe e partisë shtet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet