Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pas Trump, kryeministri i Izraelit nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Kryeministrin i Izraelit, Benjamin Netanyahu është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe.

Nominimi është bërë nga politikani italian, Paolo Grimoldi, i partisë së ekstremit të djathtë të Lidhjes Veriore, pas nënshkrimit të marrëveshjes historike të Izraelit me fqinjët e Gjirit – Bahrejn dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Grimoldi e nominoi Netanyahun për çmimin Nobel-in e Paqes për arritjet e fundit diplomatike. Ndër arritjet, përmendet edheë nënshkrimi i djeshëm i marrëveshjes Abraham në Shtëpinë e Bardhë.

Kujtojmë se javën e kaluar, politikani norvegjez Christian Tybring njoftoi se kishte nominuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes.

Nga ana tjetër deputeti suedez Magnus Jacobsson nominoi qeverinë e SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë për çmimin Nobel për Paqe pas nënshkrimit të marrëveshjes së 4 Shtatorit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet