“Na shkoi goja mbrapa qafës”, ish-ministri i Shëndetësisë: Ja pajisja e rëndësishme për të prekurit me Covid

Politikë
“Na shkoi goja mbrapa qafës”, ish-ministri i

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, vlerëson hapin e Ministrisë së Shëndetësisë për të sjellë një pajisje për ndarjen automatike të plazmës, duke thënë se opozitës i shkoi ‘goja mbrapa qafës’ duke e kërkuar këtë pajisje.

Mes të tjerash, ish-ministri kërkon që të “përmirësohen kapacitetet laboratorike ne dy drejtime, per titrimin sasior te antigeneve IgG saktesisht dhe per te shkuar drejt percaktimit te IgG neutralizuese, shume te rendesishme keto te dyja ne ate lloj mjekimi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesazhi i Shehut:

Me ne fund e sollet nje pajisje per Plasma Aferesis, OK!

Na shkoi “goja mbrapa qafes” duke jua kerkuar, dhe ju ironizonit!

Eshte kjo nje pajisje e insistuar nga ne prej kohesh, e rendesishme jo vetem per plazmen hiperimune Covid, por dhe per shume procese te tjera ne Qendren e Gjakut, qe duhej te ishte instaluar aty prej kohesh; ne fakt duhet me shume se nje e tille.

Megjithate me mire vone se kurre, qofte dhe per te degjuar keshillat e mendimet ndryshe!

Tashti meqe jemi te ajo plazem, e cila ka nje sere indikimesh pozitive ne mjekimin e nje pjese te te semureve Covid, vazhdoni me tej sic edhe perseri jua kemi thene:

–Permiresoni kapacitetet laboratorike ne dy drejtime, per titrimin sasior te antigeneve IgG saktesisht dhe per te shkuar drejt percaktimit te IgG neutralizuese, shume te rendesishme keto te dyja ne ate lloj mjekimi.

Keto metoda se paku ne laboratorin tone qendror duhet te realizohen, pa u justifikuar me disa vende per te dytat.

Dikush nga ju mund te thote me negativizem se kjo eshte “shkence”, sic u shpreh per testimin masiv ne shkolla qe jua kerkuam-une do tju pergjigjesha ky eshte eshte zhvillimi.

Zhvillimi e permiresimi i metodave mjekuese, konkluzioneve strategjike e programative, masave afat shkurter deri afat gjate, behet nepermjet shkences e jo empirizmit apo PPP me te cilat ju e keni goditur rende kerkimin e progresin, qofte edhe per te perballuar rreziqe sic eshte kjo epidemi Covid.

E kunderta quhet talebanizem, gje qe ju e implementuat edhe per laboratoret per muaj te tere duke goditur rende zhvillimin, pra dhe qytetaret.

ME TE LEXUARAT