Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Itali/ Shpërthim i fuqishëm zjarri në portin e Ankonës, mbyllen shkolla, parqe dhe universitete

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu, për arsye ende të paditura, në zonën e portit të Ankonës në Itali.

Flakët filluan rreth 35 minuta pas mesnatës duke vënë menjëherë në lëvizje 16 skuadra zjarrfikësish nga Ankona, Macerata dhe Pesaro.

Sipas autoriteteve të cilëve prej shpërthimit nuk ka viktima apo të lënduar.

Si masë paraprake sot janë mbyllur shkollat e te gjitha niveleve, universitetet, parqet dhe mjediset sportive në natyrë, në pritje të analizave të ajërit dhe indikacione nga autoritetet shëndetësore, të cilët kanë rekomanduar mbajtjen mbyllur të dritareve dhe kufizimin e udhëtimeve të panevojshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet