Integrimi në BE, Rama nga "The Economist": Shqipëria të përmirësoj marrëdhëniet me fqinjët

Politikë
Integrimi në BE, Rama nga "The Economist": Shqipëria të

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi rëndësinë e një klime të mirë politike në Ballkanin Perëndimor si një çelës drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu ai tha se dhe vetë unioni nuk ndodhet në momentin e tij më të mirë kjo për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama u shpreh se në Ballkanin Perëndimor ka frikë për të ardhmen ndaj është shumë e rëndësishme që Shqipëria të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët e saj.

"Realiteti është i dukshëm, jeta është edhe më e fortë se realiteti. Nëse ballkani perëndimor gjendet në një moment inkurajues sa i takon potencialit për bashkëpunim që po çlirohet ngadalë kjo nuk do të thotë që gjërat nuk mund të përkeqësohen në raste dëshpërimi. Pandemia tregoi se sa e prekshme është bota sot. Duke hedhur sytë nga vendet e mëdha që luftonin për maska dhe të mendosh trilionat e investuara në ushtri dhe shkencë ishte mjaftë tronditëse. Ishte një farë ngushëllimi për ne pasi njëherë nuk pamë që të kishte të fuqishëm dhe të dobët. Dua të besoj që të jetë një mësim i mirë se sa shumë të ndërlidhur jemi sot dhe sa siguria e prosperiteti i njërit varet nga tjetri.

Ideja e ndërtimit të kështjellave dhe ndarjes së botës në kështjella të ndryshme është çmenduri dhe nuk është zgjidhja që pretendohet se është. Unë besoj fort. Ne në rajonin e ballkanit perëndimor jemi të qartë për të. BE nuk është në formën e tij më të mirë. Ka shumë shpërqëndrime dhe vuan nga një frikë mjaft e ndjeshme. Ka frikë për të ardhmen. Duket sikur nevoja për tu rizgjedhur kanë krijuar një lloj përzgjedhje që shndërrohet në politika dhe dëmton të ardhmen e projektit të madh europian. Ne duhet të bëjmë maksimumin.

Është kyçe që Shqipëria të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët. Kemi një jetë të përzierë. Ka shumë grekë që jetojnë në Shqipëri. Ne duhet të ndryshojmë qëndrimin dhe t'i shohim këto prani tona si thesar. Është thelbësore që të ndihemi më të fortë" - tha Rama

ME TE LEXUARAT