Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Fotot e pabesueshme/ Shkrirja e akullit nxjerr në dritë ariun 30 mijë vjeçar, ende të paprekur

Në qoftë se nga një anë rritja e temperaturave në Siberi është një sinjal shqetësuar për klimën globale, padyshim që shkrirja e akujve dhe permafrostit, që karakterizon pjesën veriore të Rusisë, po nxjerr në dritë me ritme të shpejta dëshmi pothuajse të paprekura të një epoke të historisë që cilësohej e humbur.

Shkencëtarët e Universitetit të Yakutsk kanë deklaruar një zbulim që e cilësojnë historik, në fushën e arkeologjisë. Bëhet fjalë për një trup pothuajse të paprekur të një ariu të shpellave, që mendohet se ka jetuar midis 22 mijë dhe 39 mijë vjet më parë. Deri më tani nga kjo specie njiheshin vetëm kockat.

“Ky është një zbulim fantastik, i pari në llojin e tij, sepse bëhet fjalë për një ekzemplar që ka ruajtur ende indet e buta, organet e brendshme, madje edhe hundën e tij”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet