Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Fakti tronditës, gruaja e vrarë nga ish-kunati në Tiranë kishte urdhër mbrojtje nga gjykata

Nje dite pas vrasjes se rende te ndodhur brenda familjes ne Bathore te Tiranes, dalin në dritë detaje.

Sipas nje dokumenti te publikuar, viktima Jetmira Hasani ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata për shkak se ishte kërcënuar dhe kanosur me herët nga kunati i saj, autori i krimit Agron Tanushi.

Rezulton se edhe autori e ka paditur viktimën me argumentin se është ndjere i kërcënuar prej saj dhe në të njëjten kohë është pajisur me urdher mbrotje nga gjykata, vendim që mban daten 15 korrik 2020.

Shtetasi Agron Tanushi qëlloi me armë kunatën e tij pasditen e të martës dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Dyshimët më të mëdha janë për sherr të vjetër mes familjeve për motive proneësie mbi shtëpinë ku jetonin të dyja palët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet