Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Detaje nga vrasja në Rrogozhinë/ Klevis Kapllani dyshohet i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale në Elbasan e Peqin

RROGOZHINË

Marrin kthesë të fuqishme hetimet për vrasjen e Klevis (Bledar) Kapllanit ditën e djeshme në Rrogozhinë.

Përvec të shkuarës me precedentë në Itali, policia dyshon se Kapllani ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale të ndodhura muajt e fundit në Elbasan dhe Peqin.

Një detaj i rëndësishëm për policinë është edhe fakti që disa dite para vrasjes, në 12 shtator viktima ka pasur kontakt me disa persona ende të pa identifikuar nga policia dhe u ka dhënë në përdorim makinën e tij tip “Audi A6” deri në datën 14 shtator.

Por makina nuk është kthyer dhe mëngjesin e datës 15 Kapllani u gjet i vrarë.

Nën cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistolete “GLOCK” dhe 17 fishekë, ku një fishek ishte në fole, 14 gëzhoja metalike me kapsolle te goditur, mjeti tip “Fiat” me targë AB 483 AK dhe dy telefona celular tip “Iphone” dhe “Samsung”, të cilat janë çuar në laborator.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet