Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Preng Gjini në shtratin e spitalit, FOTOT, me shenja dhe i fashuar prej atentatit

preng gjiniLajmifundit.al ka siguruar fotot e Preng Gjinit, të shtrirë në spital.

Për 50-vjeçarin nuk ka kaluar akoma rreziku për jetën, edhe pse sipas burimeve, ai është përmendur qysh pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale të kryer mbrëmjen e të martës.

Gjini deri më tani iu është nënshtruar tre operacioneve, një në organet e brendshme, një në dorë dhe një në sy.

Siç duket edhe nga fotot që “Vizion Plus” disponon, syrin e djathë ai e ka të fashuar, ndërsa në fytyrë dhe në krah i dallohen shenja nga shpërthimi.

Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë pas atentatit mafioz që ju bë një ditë më parë në Tiranë me tritol.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet